E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Izraelitët shpëtojnë nga tragjedia, avioni bëri defekt serioz në ajër
Një mrekulli në udhëtim e sipër shpëton ekipin izraelit nga një tragjedi e mundshme. Humbja e presionit në fluturim dhe dëmtimi i krahut të majtë të avionit me të cilin udhëtonte ekipi i Izraelit ka qenë shkaku i uljes emergjente në pistën e aeroportit të Rinasit, 5 minuta pasi ata ishin ngritur nga pista e fluturimit.

Report TV raporton se gjithçka është pikasur në fluturim dhe fatmirësisht 93 pjesëtarët që ishin në bordin e avionit Boing nuk pësuan asnjë dëmtim.

orën 03:00 të mëngjesit të së dielës disa orës pas ndeshjes ku izraelitët fituan 0-3 me Shqipërinë ata u larguan me avionin që mbërritën, por pas defektit të konstatuar në ajër pasi avioni humbi lartësinë dhe shpejtësinë, ata u ulën sërish në pistë.

Një avion tjetër erdhi nga Izraeli dhe në mesditë pasi qëndruan për afro 9 orë në terminalin VIP të aeroportit ata u larguan pas asnjë problem.

Ekipi mbërriti rreth orës 14:53 minuta me orën lokale në Izrael ndërsa mediat atje e përshkruajnë si një mrekulli konstatimin e defektit para se të ishte vonë.
Shtuar më 14/11/2016, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori