Frika nga terrorizmi, Shqipëri-Izrael mund të shtyhet
Ndeshja Shqipëri-Izrael ka gjasa që të mos zhvillohet këtë të shtunë për shkak të frikës së madhe që mbizotëron në kombëtaren e Izraelit për sulme të mundshme terroriste.

“Nëse LOTAR (agjencia antiterror e Izraelit) do na këshillojë të mos udhëtojmë, edhe FIFA do ta pranojë. Do të dimë diçka më shumë gjatë ditës së mërkurë”, deklaroi një zyrtar i Federatës Izraelite.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime të vazhdueshme mes institucioneve të sigurisë izraelite për të bërë përgatitjet në rast se FIFA nuk vendos shtyrjen e takimit për një date tjetër.

Janë përforcuar të gjitha masat e sigurisë dhe ekipi parashikohet që në rast udhëtimi në Tiranë të enjten, të shoqërohet me dhjetëra forca sigurie dhe agjentë të shërbimeve sekrete.

Tanimë pritet të mësohet vendimi i FIFA-s për shtyrjen apo jo të ndeshjes për një datë tjetër në vitin 2017, ndonëse në Izrael duken të sigurt se diçka e tillë do të ndodhë.
Shtuar më 09/11/2016, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori