Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ja 16 te perzgjedhurit e Lippit per Afriken e Jugut
Albeu.com
Marcello Lippi ka përzgjedhur 16 lojtarët e parë udhëtarë të sigurt për në Afrikën e Jugut. “La Gazzetta dello Sport” pohon se janë zgjedhur 16 lojtarë, të cilët do të jenë pjesëmarrës të sigurt për në Kampionatin Botëror, ndërsa të tjerët ...... (edhe shtatë futbollistë) kanë kohë 4 muaj për të siguruar një vend në kombëtaren italiane. Tre portierët janë Gianluigi Buffon, Federico Marchetti dhe Morgan De Sanctis. Në mbrojtje, vend për udhëtim kanë siguruar Gianluca Zambrotta, Fabio Grosso, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Nicola Legrottaglie dhe Domenico Criscito. Alessandro Gamberini dhe Leonardo Bonucci do të mundohen të marrin ftesën. Davide Santon është autsajder, ndërsa nuk ka garanci se Alessandro Nesta do të mund të kthehej. Lojtarët e mesit të cilët do të udhëtojnë për në Afrikën e Jugut janë Daniele De Rossi, Mauro Camoranesi, Andrea Pirlo, Claudio Marchisio dhe Gennaro Gattuso. Riccardo Montolivo dhe Simone Perrota do të duhet të kalojnë nëpër një test rigoroz për të marrë ftesën.
Shtuar më 06/02/2010, ora 05:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori