Ja 4 super-makinat e Samuel Eto'o (FOTO LAJM)

Bugatti Veyron - 1,55 milionë sterlina
Të jesh një prej lojtarëve më të paguar në botë (te Anzhi më i paguari 20 milionë euro në sezon) sigurisht që do të kesh edhe makina super-luksoze dhe të shtrenjta. Kështu ka bërë edhe sulmuesi kamerunas i Chelsea-t, Samuel Eto'o, i cili në garazhin e tij ka katër super-makina që në total kushtojnë rreth 4 milionë sterlina.

Vendi i parë i takon Bugatti Veyron me një vlerë prej 1,55 milionë paundësh, pas tij vijnë dy Aston Martin dhe në fund një Maybch Xenatec luksoz.

Ish sulmuesi i Inter dhe Barcelonës është i apasionuar pas makinave madje në vitin 2010 i dhuroi ish legjendës së Kamerunit Roger Milla një Porsche për ditëlindje. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori