Ja "amaneti" i CR7-ës për Di Maria-n (VIDEO)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo, ​duke folur në ceremoninë e djeshme të UEFA-s në Monte Carlo, ku u shpall edhe "Lojtari i Vitit" për sezonin 2013-2014, foli edhe për transferimin e Angel Di Marias te Manchester United.

Angel Di Maria do të mbajë në "Old Trafford" fanellën me numër 7, atë që vite më parë e mbante vetë Cristiano Ronaldo.

"Topi i Artë" i uroi gjithë të mirat ish-shokut të skuadrës te Real Madrid ndërsa tha: "Unë i thashë, te Manchester United numri 7 është një përgjegjësi e madhe!". /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori