Ja Barcelona e së ardhmes (FOTO LAJM)

Portierë: Masip
Pëlqej
Dikur ishte Ajaxi i Amsterdamit klubi me akademinë më të mirë në botë, ndërsa vitet e fundit këtë status e ka marrë Barcelona. Klubi katalanas dhe "La Masia" janë shndërruar në furnizuesin më të madh në Spanjë dhe jo vetëm përsa i përket talenteve.

Pak vite më parë kjo shkollë futbolli nxirrte emra të mëdhenj si: Messi, Iniesta, Xavi, Fabregas, Pique apo Busquets, të cilët i dhuruan Barcelonës çdo trofe të mundshëm. Ndërsa tradita vazhdon edhe sot.

Klubet zinxhir të Barcelonës prodhojnë çdo vit lojtarë shumë cilësorë, të cilët pritet të jenë edhe e ardhmja e Blaugranave. Madje disa prej tyre kanë treguar që tani se janë të denjë edhe për ekipin e parë. Shembulli më i mirë është Munir, i cili debutoi me gol në ndeshjen e parë të La Ligas.

Sport.es ka publikuar një listë me 26 lojtarë, të cilit mund ti shihni në foto-galerinë e mësipërme, të cilët konsiderohen si e ardhmja e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori