Ja çfarë atmosfere u krijua gjatë ndeshjes Shqipëri - Ukrainë
Pjesa e parë -
Shqipëria dhe Ukraina u ndeshën për 45 minuta në stadiumin Atletico D’Azurri di Italia në Bergamo dhe shënuan secili ekip nga një gol.

Dy kombëtaret kanë për të luajtur edhe 45 minuta të tjera.

Kjo është miqësorja e fundit e Shqipërisë para Euro 2016.

Ajo çka ra në sy në stadiumin e Bergamos ishte fakti se të shumtë ishin shqiptarët që përkrahin kombëtaren.

Kjo me siguri e lidhur me faktin se shqiptarët janë të shumtë në Itali.

Llogaritet se afro 15 mijë shqiptarë ndodhen brenda në stadium.

Gjithashtu edhe Ukraina është pjesë e "Euro 2016" dhe një skuadër që renditet më lart se ne në renditejen e FIFA-s dhe ndaj sfida është shumë e rëndësishme.

Kanë përfunduar në barazim 45 minutat e para dhe pritet tani të shohim çdo të ndodhë në pjesën e dytë. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori