Ja çfarë është ajo që Messi e nxori nga çorapet dhe e futi në gojë (VIDEO)
Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos që u mbyll 3-1, Leo Messi u pa duke futur diçka në gojë pas një faulli.

Pamjet televizive nuk ishte të qarta dhe kjo ka hapur dyert për shumë pyetje. Në fillim u tha se ishte një tabletë (pilulë) glukoze, por argjentinasi nuk u pa duke u përtypur.

Çfarëdo që të ketë qenë, Messi e nxori nga çorapet e tij dhe e futi në gojë në minutën e 10-të ndeshjes. Pas takimit me grekët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u pyet mbi këtë temë.

Futi në gojë tabletë glukoze? Nuk e di çfarë ishte. Por, nëse ka pirë tabletë dhe shënoi, të pijë një tjetër”, ishte përgjigja e Valverdes. Messi në këtë ndeshje ka shënuar golin e tij të 100-të në garat që organizohen nga UEFA. /albeu.com /
Shtuar më 19/10/2017, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori