Ja çfarë mendon Zidane për Barça-PSG
Ish ylli i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se PSG është e aftë që të shënoj tre gola në Barcelonë dhe të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League.

"Do të jetë shumë e vështirë që PSG të shënoj tre gola në 'Camp Nou', por është e detyruar dhe PSG mund ta bëjë këtë, pasi ka lojtar kualitativ dhe nëse tregohet efikase atëherë mund të ndodh. Do të jetë sfida më e madhe e tyre dhe shpresoj që do ta bëjnë", u shpreh francezi gjatë një konference për media, para një ndeshje bamirësie.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndërmjet PSG-së dhe Barcelonës përfundoi me rezultat 1-3 për katalanasit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori