Ja çfarë ndodh nëse zgjedhet për kreun e FSHF-së përfundojnë barazim
Pëlqej
66 anëtarët me të drejtë vote do të zgjedhin fillimisht presidentin e ri. Pas zgjedhjeve për kreun e FSHFsë, do të bëhet më pas një votim i dytë, ku 66 delegatët do të zgjedhin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mes 23 kandidatëve. Ndërkohë, duke qenë numër çift, ekziston mundësia që në garën mes tre kandidatëve për presidentë të ketë rezultat të barabartë.

- Gjatë raundit të parë, Presidenti ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme.

- Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë.

- Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50+1 %) zgjidhet president. Në rast se votat janë të barabarta, votimi do të përsëritet.

- Në rast se edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë (33-33 ose 22-22-22), vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së (Ilir Shulku) dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit./albeu.com/
Shtuar më 07/02/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori