Ja çfarë ndodhi mes Platinisë dhe Alonsos (VIDEO)
Pëlqej
Xabi Alonso e tregoi qartë pakënaqësinë e tij ndaj presidentit të UEFA-s Michel Platini pasi nuk u lejua të ishte pjesë e Real Madrid në Superkupën europiane ndaj Sevillas.

Mesfushori bask nuk mund të luante për shkak të festimit të golit të Gareth Bale në Champions League teksa la tribunën dhe zbriti në fushë për të festuar me shokët e skuadrës, pavarësisht se ishte i pezulluar.

Në momentin kur u afrua për të marrë medaljen e tij, ai e përshëndeti me dëshpërim Platinin duke i lënë të kuptonte pakënaqësinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori