Ja çfarë thotë Behrami për përballjen me Shqipërinë
Valon Behrami ka thënë se Zvicra duhet të jetë psikologjikisht e përgatitur për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet me 11 qershor.
Mesfushori kosovar, Valon Behrami është me mendje te ndeshja e parë të Euro 201 ndaj Kombëtares shqiptare.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”, është shprehur Behrami.

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvetike dhe dy gola të shënuar./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 11:59
VETEM SHQIPERIA
e Premte 3 Qershor 2016, Ora 13:09
Shqiperia do te fitoje.......vetem fitore.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori