Ja çfarë thotë Del Bosque për Guardiolan
Ish-trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka thënë fjalë shumë të mirë për Pep Guaardiolan.

Spanja ende nuk e ka komunikuar zëvëndësimin e Del Bosques, i cili u largua pas dështimit në Euro 2016, por veterani pranon se Guardiola do të ishte kandidati ideal.

Guardiola është trajneri më i mirë në botë, pa asnjë dyshim për sukseset dhe vlerat e tij. Ai arriti suksese me Bayernin pa folur fare gjermanisht”.

“Pse nuk mundet që një katalanas të udhëheqë kombëtaren e Spanjës? Do të ishte e mrekullueshme. Nuk e di kush do të vijë, por unë do të jap aprovimin tim në secilin rast”, është shprehur Del Bosque./Albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori