Ja çfarë thotë Figo për Shaqirin
Luis Figo thur elozhe për Xherdan Shaqirin, i cili shënoi goline tij të parë me Interin në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.


"Është një futbollist me shumë kualitet, mendoj se ai mori vendimin e duhur duke iu bashkuar një klubi të madh si Interi dhe për faktin se Inter është një mundësi e madhe për futbollistët e nivelit të parë si ai", ka thënë Figo për gazetën zvicerane "Blick".

"Shpresoj që të kalojë një pjesë të dytë fantastike të sezonit dhe të jetë në gjendje të ndihmojë Interin në arritjen e objektivave", vijon më tej ish ylli i Barcelonës, Real Madrid dhe Interit. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori