Ja çfarë thotë Lëv për gjestin e sikletshëm (VIDEO)
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, pak ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti shumë të sikletshëm që bëri gjatë qëndrimit në stol kur po transmetohej ndeshja ndaj Ukrainës. Kamerat kapën këtë moment e menjëherë pamjet e publikuara në internet bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe të shumë mediave ndërkombëtare.

Pas publikimit të imazheve, Lëv thotë se e ka parë videon dhe ndihet keq për atë që ndodhi, ndërsa shprehet se do të përpiqet të rregullojë sjelljen e tij në fushë.

“Pash videon, më vjen keq, por tashmë ndodhi. Gjatë ndeshjes je i përfshirë nga adrenalina, je shumë i përqendruar dhe disa gjëra të dalin pavetëdije. Do përpiqem të sillem më mirë”, ka thënë trajneri gjerman sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gjermania do të luajë sot në mbrëmje në orën 21:00 me Poloninë. Pas fitores 2­0 në takimin e parë ndaj Ukrainës, gjermanët kryesojnë Grupin C me tri pikë, po aq sa Polonia./Albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori