Ja çfarë thotë Lila për Shaqirin (VIDEO)

ANDI LILA emocionohet gjate bisedes ne Procesin Sportiv.Intervista me futbollistin e kombetares #andilila pas golit te...

Posted by Procesi Sportiv on 2015-04-07
Futbollisti shqiptar i Parmës, Andi Lila, ka thurur elozhe për Xherdan Shaqirin. Autori i golit të barazimit kundër Interit këtë fundjavë është shprehur se shqiptari i Zvicrës është "çun zotni".

"Shaqiri që para ndeshjes tregoi respekt, pasi edhe pse kemi luajtur kundër Zvicrës nuk kemi biseduar, por kësaj radhe po, madje ndërruam edhe fanellat pas pjesës së parë, pasi unë u zëvendësova. Shaqiri është një çun zotni shumë i mirë, shumë respekt", tha Lila gjatë "Procesi Sportiv" në Top-Channel.

Lila konfirmoi edhe lajmin e para disa ditëve se nuk po merr rrogë te Parma, mirëpo tha se shpreson që skuadra nuk do të ketë probleme në të ardhmen dhe të qëndroj aty. /albeu.com/


Shtuar më 07/04/2015, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori