Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32’të në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Sporting Gijonin.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori spanjoll, Isco, i cili realizoi dy gola, njërin dhe të tre
pikëve në minutën e 90’të të ndeshjes.
Marcelo, i cili e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti disa minuta në pjesën e dytë, i ka
thurur lavde ekipit për shpirtin e treguar në fushë, që luftuan deri në fund dhe gjetën golin e tre
pikëve.
“Sot ne kemi lënë lëkurën në fushë. Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Kjo është ajo që na bën një ekip të madh”, tha
Marcelo. /Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2017,
ora 20:23