Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit
Xhaka, nuk ka dashur të komentojë
transferimin e fundit të Xherdan Shaqirit te Stoke
City, edhe pse e pohon që njihen me njëri-tjetrin që fëmijë.
Xhaka është shprehur se nuk e di çfarë ka
ndodhur te Interi.
"Unë nuk dua të gjykoj. Unë e njoh Xherdani që fëmijë. Të dy kemi shkuar rrugëve tona. Ai luajti mirë në vitin e parë, por pastaj erdhi Guardiola dhe nuk kishte më vend për të. Çfarë ka
ndodhur te Inter unë nuk e di, sepse nuk kam kontaktuar me të", ka thënë për Newsline.de. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2015,
ora 09:11