Ja cili ekip i bën ofertë Ronaldinhos
Newcastle United i ka bërë një ofertë të papritur legjendës braziliane, Ronaldinho.

35-vjeçari tani është futbollist i lirë pasi u largua nga Fluminense në fund të vitit të kaluar.

Disa kohë më parë futbollisti më i mirë në botë është kërkuar edhe nga Leicester City, ndërsa tashmë The Sun raporton se Newcastle i ka dërguar një ofertë.

Gjithsesi, kërkesa e lartë për pagën e tij (gjashtë milionë funte për sezon) duket se e pengon arritjen e marrëveshjes eventuale, transmeton Telegrafi.

“Ai mendon se loja në Angli do të ishte mënyra ideale për ta mbyllur karrierën”, ka thënë përfaqësuesi i brazilianit në Britani të Madhe, Barry O’Connor. /Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori