Ja detajet e ceremonisë së hapjes së Euro 2016
Ditën e nesërme (e premte) starton finalja e “Euro 2016”. Ceremonia e hapjes do të nisë në mbrëmje në “Stade de France”.

Tema është: “Mirësevini në Francë”.

Këngëtari i cili do të hap këtë mbrëmje është David Guetta, krijuesi i këngës zyrtare të Europianit. Guetta do të performojë së bashku me kantautoren suedeze Zara Larsson.

Në ceremoninë e hapjes do të jenë të përfshirë 600 persona, por edhe publiku që do të japë mesazhet e mirë se ardhjes për përfaqësueset pjesëmarrëse.

Balerinat dhe akrobatët do të jenë rreth 150 dhe mbi stadium do të ketë një shfaqe të forcave ajrore ushtarake franceze.

Ndërkohë, masat e sigurisë do të jenë të larta për të shmangur sulmet terroriste apo të tjerë kërcënime. Faza e finale e kampionatit Europian do të nisë më 10 Qershor dhe do të zgjasë deri më 10 Korrik në dhjetë qytete të Francës./Albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori