Ja dhjetë urdhëresat e Luis Enrique-s
Pëlqej
Luis Enrique me dorë të hekurt te Barcelona. Trajneri i blaugranava sipas të përditëshmes katalanase “Sport” ka hartuar një seri rregullash për tu ndjekur nga të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.

Dhjetë urdhëresat shërbejnë për disiplinimin e çështjeve nga më të ndryshmet, që nga oraret e arritjes në stërvitje e deri te ndalimi për të praktikuar sporte ekstreme e madje nuk mungojnë dhe rekomandimet për një përdorim korrekt të rrjeteve sociale.

Ja dekalogu i plotë i Luis Enriques sipas "Sport":

1) Futbollistët duhet të paraqiten një orë para fillimit të stërvitjes.

2) Është e ndaluar në mënyrë absolute pirja e pijeve alkoolike gjatë vakteve.

3) Futbollistët duhet të kthehen në shtëpi para mesnatës kur duhen edhe 48 orë deri në fillimin e ndeshjes.

4) Një akt i rëndë i mungesës së disiplinës mund të çojë deri në përjashtimin e futbollistit nga klubi.

5) Deklaratat e futbollistëve duhet që gjithmonë të jenë të respektueshme.

6) Prezantimi i gjobave ekonomike, nga 1000 deri në 6000 Euro në varësi të veprimit.

7) Lojtarët duhet të veshin uniformat zyrtare në udhëtimet dhe në shfaqejet për klubin.

8) Lojtarët duhet të jenë të përgjegjshëm në rrjetet sociale.

9) Janë të ndaluara sportet e rrezikshme, ngarja e motorit, alpinizmi, zhytjet nënujore.

10)Paratë e mbledhura nga gjobat do të shpërndahen për bamirësi.

Trajneri i Barcelonës ka preferuar t’i bëjë të qarta gjërat që në fillim, duke vendosur në fuqi një rregullore të vërtetë që duhet respektuar. E gjitha kjo ndodh në pritje të ndonjë goditjeje në merkato që duhet të bëjë shoqëria. Flitet gjithmonë për një qendërmbrojtës dhe gara është mes Marquinhos të PSG dhe Vermaelen të Arsenalit.

Në sfond mbetet gjithnjë emri i Cuadrados që mund të jetë qershia mbi tortë e një merkatoje shumë të rëndësishme për klubin blaugrana. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori