E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Ja e vërteta e largimit të Ozil
Nuk është fiksimi për femrat i Mesut Ozil arsyeja e largimit të tij nga Real Madrid, sikurse ka pretenduar presidenti i klubit merenges, Florentino Perez. Shkaqet janë të tjera, sa ekonomike edhe taktike. Gjigantët spanjollë paguan 15 milionë euro për shërbimet e turko-gjermanit pas botërorit 2010, ndërkohë që e shitën për shifrën rekord prej 50 milionë eurosh. Ozil, vetëm 24 vjec, gjithsesi mbetet një nga lojtarët më interesantë në planet.

Vetëm tri ditë para se t’i bashkohej formacionit të Arsene Wenger ai u shpreh se nuk do të largohej nga Madridi, por këmbanat e bilancit ekonomik që binin prej kohësh dhe problemet taktike që lindën së fundmi, e ndryshuan krejtësisht situatën.

Ozil përfitonte 5 milionë euro neto në sezon, sa gjysma e rrogës së Cristiano Ronaldos dhe Ricardo Kaka, që aktivizohej sa një e treta e tij. Babai dhe njëkohësisht menaxheri i tij, Mustafa, disa herë e kishte ngritur këtë problem, duke shkkaktuar madje irritimin e Florentino Perez, që gjithmonë i kishte kthyer përgjigje negative.

Me blerjen e Gareth Bale, përvec rritjes së konkurrencës më shumë digjte rroga e uellsianit që kap shifrën 11 milionë euro neto ne sezon. Përtej xhelozisë në hierarkinë e pagave, Ancelotti e spostoi mesfushorin e kombëtares gjermane në të djathtë, edhe pse pozicioni i tij i preferuar ishte në qendër të mesfushës. Italiani nuk i kurseu kritikat për 24-vjeçarin në aspektin mbrojtes në dy takimet e para të La Ligas, madje e zevendesoi ne të dy rastet.

Shpërthimi i Iscos sigurisht që nuk ia rriti entuziazmin Ozil, që kaloi në plan të dytë edhe në aspektin mediatik.

Arsenali i dëshpëruar nga fakti që nuk kishte arritur të bëntë goditjen e madhe, ofroi 50 milionë euro, që në kushtet e reja të krijuara në Santiago Bernabeu, nuk mund të refuzohej nga Florentino Perez.

Kjo është e vërteta e Ozil, edhe pse Perez, i nxehur edhe nga reagimi i tifozëve gjatë prezantimit të Bale, u mundua ta shiste ndryshe. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori