Ja ëndrra e Clarence Seedorf
Thiago Silva
Endrra e madhe e Clarence Seedorf, trajnerit të ri të Milan, quhet Thiago Silva, mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain. Nga sa raporton e përditshmja torineze "Tuttosport", hollandezi e sheh mbrojtësin brazilian si shtyllën e mbrojtjes kuqezi.

Braziliani ka lënë shumë miq në Milanello, dhe një rikthim do i pëlqente, megjithatë, paga prej 12 milion eurosh në sezon, mbetet problemi kryesor që duhet zgjidhur.

Kuqezinjtë shpresojnë tek një sakrificë e mbrojtësit, duke pranuar ulje page, por përsëri, vështirë që sheiku Nasser Al-Khelaifi të heqi dorë nga kapiteni i tij, për të cilin shpenzoi jo pak miliona. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori