Kjo është
fanella me të cilën do të paraqitet në fushën e lojës përfaqësuesja e Kosovës në përballjen me
Haitin më 5 mars në Mitrovicë. Në fanellë është mbishkrimi
Kosova, si dhe një yll, që paraqet fusnotën, pasi FIFA me rastin e lejimit të ndeshjeve miqësore e ka kushtëzuar FFK-në që krahas mos paraqitjes së simboleve shtetërore ta përdorë edhe fusnotën.
Fanellat janë të kompanisë italiane ‘Legea’. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014,
ora 11:01