Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për humbjen e Kosovës me Ukrainën (FOTO LAJM)

Kosova u mposht 3:0 nga Ukraina në ndeshjen e xhiros së tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Mediat në Serbi, vazhdojnë të mos raportojnë drejt kur është në pyetje Përfaqësuesja e Kosovës.

‘Kurir’ ka shkruar “Ukraina mposht “Kosovën””, duke futur në thonjëza emrin e Kosovës, duke treguar kështu se nuk e njohin ende si shtet.

‘Blic.rs’ shkruan: “Ukraina e fortë për Kosovën e cila mbetet në fund të tabelës”.

Më tej ‘Blic.rs’ tregon se si kjo ndeshje u zhvillua në Poloni për shkak se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Për humbjen e Kosovës ka raportuar edhe RTS. /Albeu.com/

Shtuar më 09/10/2016, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori