Ja çfarë thotë Guardiola pas barazimit me Liverpoolin
Trajneri spanjoll pas barazimit 1:1 të skuadrës së tij me Liverpoolin, është shprehur shumë i kënaqur me lojtarët e tij, pas atij eliminimi në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi kaluar në disa ditë të vështira, pasi u eliminuam nga Liga e Kampionëve. Ne ishim shumë të trishtuar, dhe kështu unë jam krenar me ekipin time”, deklaroi Guardiola.

“Dy vite e dy muaj janë shumë në futboll. Kam ardhur këtu për tre vite, unë dëshiroj të qëndroj. Sezonin tjetër dua që të luajmë edhe më mirë”.

"Sot ne krijuam shumë raste të qarta, më shumë se Liverpooli, por thjeshtë nuk mundem të shënojmë”./Albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori