Ja çfarë thotë Jose Mourinho pas barazimit me Arsenalin (VIDEO)
Jose Mourinho pas barazimit ndaj Arsenalit është shprehur se skuadrën e tij vijon ta dënojë fati në Premier League.

"Ne luajtëm një ndeshje fenomale, jam i impresionuar. Arsenali luajti vetëm me kundërsulme. Shënuam një gol shumë të bukur, kishim mundësi që ta dyfishonim dhe mbyllnim rezultatin, por nuk kishim fat. Ata shënuan një gol në fund, dhe ky është futbolli.

Penalltia e pa dhënë? Nuk dua të them nëse është gabim apo jo, nuk dua të gjykoj punën e gjyqtarëve. Jam i lumtur për punën e bërë nga lojtarët, dhe super i lumtur për fansat që janë fantastik, por jemi ekipi më i pafat në Premier League", u shpreh portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2016, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori