Ja çfarë thotë Zidane pas fitores së Realit dhe për...
Zinedine Zidane është shprehur se skuadra e tij ka vuajtur shumë për të shënuar fitore në udhëtim te Athletico Bilbao.
Reali mposhti 1:2 Bilbaon, për të rritur në pesë pikë diferencën ndaj Barcelonës.

“Vuajtëm shumë, por në të njëjtën kohë treguam personalitet. Jemi lider, por kjo nuk do të thotë asgjë”, deklaroi fillimisht Zidane.

Ai foli edhe për zëvendësimin e Ronaldos në këtë ndeshje.

“Ronaldo do të zëvendësohet kohë pas kohe. Unë jam i kënaqur me rezultatin”, ka shtuar ai./Albeu.com/
Shtuar më 18/03/2017, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori