Barcelona është skuadra më favorite për të
fituar këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Kompanitë e basteve më të rëndësishme në botë, kur janë luajtur 5 ndeshje të fazës së grupeve kanë vendosur
kuotën më të ulët për katalansait 4.25 për të triumfuar deri në fund.
Menjëherë pas Barcelonës renditet Bayern Munich me 4.50, pavarësisht krizës që po kalon aktualisht me 2 humbje radhazi si në kampionat edhe në
Champions.
Ndërsa vetëm në vendin e fundit të
podiumit të favoritëve qëndrojnë kampionët në fuqi të Real Madridit, që kuotohen 6.50.
Më pas vjen Juventusi, një tjetër nga pretendentët për
trofeun prestigjoz që ka
kuotën 9.00, Atletico Madrid i Simeones me
kuotën 11.00, si dhe Manchester City i Guardiolas me 12.00.
Shtuar më 24/11/2016,
ora 14:23