Ja fituesit e çmimeve të FIFA-s
Vicent Del Bosque
Në garë për çmimin si trajneri më i mirë i 2012-ës ishin trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe trajneri i Spanjës, Vicent Del Bosque.

Del Bosque, që në 2012 rishpalli kampione bote Spanjën, triumfoi përballë dy rivalëve të tij.

Në ceremoni u përzgjodh edhe skuadra e vitit e cila përbëhet: në portë , Kasijas, në mbrojtje: Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; në mesfushë: Xavi Alonso, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Messi, Falcao, Cristiano Ronaldo.

Topi i Artë 2012 në futbollin për femra u diskutua mes futbollistes braziliane Marta dhe dy amerikaneve, Alex Morgan dhe Abby Wambach. Çmimin e fitoi amerikania Abby Wambach.

Trajneri i vitit për futbollin femëror shkoi për suedezen Pia Sundhage, ish-trajnere e kombëtares së SHBA-së e cila mposhti në këtë garë Bruno Pinin të Francës dhe Norio Sasaki të Japonisë.

Ndërkohë, Franz Beckenbauer mori çmimin honorar si “Presidenti i Vitit”, çmim që jepet nga FIFA që prej vitit 2001 që nderon personat dhe institucionet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e futbollit pa u përpjekur për ta monopolizuar atë.
Shtuar më 07/01/2013, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori