Ja gjërat që duhet t’i dini për Euro 2016
Kampionati Evropian është një nga ngjarjet më të mëdha në futboll. Euro 2016, kampionati evropian, sjellë në fushën e gjelbër të futbollit kombëtaret si Shqipëria, Zvicra, Gjermani, Spanja, Italia dhe të tjera, në luftën për t’u bërë ekipi më i mirë i Evropës.

Por, ka detaje që mbase nuk i dini nga Euro 2016.
Sa ekipe janë duke marrë pjesë në Euro 2016?

Për herë të parë në historinë e kësaj gare, po marrin pjesë 24 ekipe. Që nga viti 1996, vetëm 16 ekipe kishin shansin për ta fituar garën.

Kush është skuadra favorite?

Megjithëse është paksa e vështirë të përcaktohet që tani se kush është më i miri, por njerëz të shumtë e shohin Gjermaninë si favorit në këtë kampionat – ndjekur nga Anglia dhe Belgjika, të cilat mund të befasojnë.

Kush është golashënuesi më i madh i të gjitha kohërave në Euro?
Më së shumti gola të shënuara nga një lojtar në historinë e Kampionatit Evropian është 9 nga 5 ndeshje, dhe këtë rekord e ka Michael Platini në garën e vitit 1984. Alan Shearer është tjetri në listë me 7 gola në 9 ndeshje. /Albeu.com/

Shtuar më 11/06/2016, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori