Ja gjitha ndeshjet që do t’i humbasë Dembele
Barcelona ka njoftuar se i transferuari nga Borussia Dortmundi për 145 milionë euro, Ousmane Dembele, ka çarë bicepsin e tij femor në kofshën e majtë.

Francezi do të operohet javën e ardhshme në Finlandë dhe do të mungojë deri në katër muaj.

Ai pritet të rikthehet në aksion me 14 janar 2018, kështu Dembele do t’i humbasë ndeshjet në “Camp Nou” kundër Eibar, Las Palmas, Málaga, Sevilla, Celta, Deportivo dhe Levante si dhe ato mysafire kundër Girona, Atlético Madrid, Athletic Bilbao, Leganés, Valencia, Villarreal, Real Madrid dhe Real Sociedad.

Po ashtu Dembele do t’i humbasë edhe gjitha ndeshjet e fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2017, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori