Ja goli i Ibrahimovic
Albeu.com
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se goli i bukur i shёnuar me thembër nё ndeshjen e mbrëmshme kundër Bolognёs, ka qenё vetëm njё gol i thjeshtё, dhe se ai duhet tё mendojё mё shumё pёr golat e radhёs.“Nuk duhet mendoj pёr kёta gola, por mё shpesh duhet t’i shënoj ata; ishte njё gol i lehtё pёr mua. Kam punuar vërtetё shumё pёr tё pёrmirёsuar lojën time dhe jam i kënaqur. Sidoqoftё ndjej dhimbje nё gju”, ka thёnё Ibrahimovic.

Me fitoren e mbrëmshme prej 2-1 ndaj Bolognas, Interi ngritet nё vendin e dytё me 13 pikё, sa ka edhe Lazio nё pozitën e parё.




Shtuar më 05/10/2008, ora 18:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori