Ja incidenti që ndërpreu ndeshjen Trepça-Trepça ’89 (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Derbi mitrovicas i zhvilluar të dielën ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89 u mbyll para kohe, pasi që pranë minutës 70-të, gjyqtari kryesor i ndeshjes Bajram Gashi është sulmuar nga një zyrtar i Trepçës, pasi më parë kishte ndëshkuar me karton të kuq Bujar Idrizin.

Futbollistët vendas nuk kanë qenë të kënaqur me këtë dhe vendimet e tjera të gjyqtarit kryesor, i cili pas sulmit largohet dhe futet nën mbrojtjen e kordonit të Njësisë Speciale të Policisë, së bashku edhe me gjyqtarët e tjerë të ndeshjes, raporton KTV.

Derbi i rivalëve lokalë në ato çaste i takonte Trepçës ’89, që kishte kaluar në epërsi në minutën e 64-të me golin e Argjend Mustafës.

Ndeshja ka qenë e tensionuar tërë kohën, me gjyqtarin Gashi që largoi nga loja trajnerin Ajet Shosholli, futbollistin korean Lee dhe ndihmësin e Shoshollit, Sheremet Isufin.

Menjëherë pas golit, gjyqtari Gashi nuk ka larguar nga loja, kapitenin e Trepçës, Shpëtim Babajn, i cili ka qëlluar me bërryl në fytyrë, mesfushorin Emin Baliqi.
Shtuar më 27/04/2015, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori