Ja intervista e parë e Januzajt si lojtar i Sunderlandit
Adnan Januzaj tashmë edhe zyrtarisht është prezantuar në skuadrën e Sunderlandit.

Me këtë rast, mesfushori shqiptar ka folur edhe për ueb-faqen zyrtare të klubit, ku ka thënë se është i lumtur me kalimin te skuadra me traditë në futbollin anglez.

Januzaj ka kaluar në formë huazimi te Macat e Zeza për një periudhë një vjeçare prej Manchester Unitedit në mënyrë që të ketë sa më shumë paraqitje dhe të dëshmojë se është futbollist i niveleve të larta.

“Jam duke shikuar përpara. Kam ardhur këtu që të luaj më shumë ndeshje. Menaxheri më ka dhënë këtë mundësi në mënyrë që të dëshmoj veten edhe një herë. Jam shumë i lumtur, jam në një ekip të mirë, ku ka staf të mirë të trajnerëve dhe fansa fantastik”.

Ai ka thënë se ka gjetur një ambient të ngrohët pasi disa prej lojtarëve i ka pasur shokë skuadre te United.

“Disa prej futbollistëve i kam njohur edhe të Manchester Unitedit dhe është mirë që i kam takuar sërish. E njoh David Moyesin, i cili më ka dhënë lirinë e duhur dhe mbështetjen e duhur. Do të luajmë një ndeshje derbi kundër Middlsbrough dhe do të mundohemi të fitojmë”.

“Puna ime është të shënojë gola dhe të bëj asistime në mënyrë që të ndihmojë skuadrën të fitojë. Për këtë arsye jam këtu”, u shpreh Januzaj për ueb-faqen zyrtare të skuadrës angleze. /Albeu.com/
Shtuar më 16/08/2016, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori