Ja kandidatet per cmimet e UEFA-se
Albeu.com
UEFA sot ka zbuluar emrat e lojtarëve të cilët do të luftojnë për çmimet UEFA Club Football Awards, që do të prezantohen para shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Grimaldi Forum në Monako më 27 gusht.Barcelona do të dominojë në çmimet e këtij viti, me gjysmën e 12 konkurrentëve që vjen nga ky ekip.

Trajnerët e 16 ekipeve që kanë arritur fazën eliminatore të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve do të japin notat e tyre për secilin pozicion dhe po ashtu do të nominojnë Futbollistin e Vitit të UEFA-së.

Në konkurrencë janë:

Portieri i vitit:

Petr Cech (Chelsea)
Victor Valdes (Barcelona)
Edwin van der Sar (Manchester United)

Mbrojtësi i vitit:

Gerard Pique (Barcelona)
John Terry (Chelsea)
Nemanja Vidic (Manchester United)

Mesfushori i vitit:

Steven Gerrard (Liverpool)
Xavi Hernandez (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)

Sulmuesi i vitit:

Samuel Eto'o (Barcelona, tash Inter)
Lionel Messi (Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Manchester United, tash Real Madrid)
Shtuar më 18/08/2009, ora 01:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori