Ja këshilla që i tha Ibrahimovic britanikut Joshuas para fillimit të ndeshjes
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic kishte takuar boksierin Anthony Joshua vetëm pak orë para ndeshjes me Carlos Takam

Dy ditë pas fitores ndaj Carlos Takam, boksieri britanik, Anthony Joshua ka treguar se çfarë i kishte thënë Zlatan Ibrahimovic në atë takim.

Joshua tha se Ibrahimovic ka mentalitet fenomenal dhe i kishte pëlqyer këshilla e suedezit.

“Ai e theksoi se unë kisha thënë ‘unë nuk jam perfekt, por po të tentoj’. E pastaj tha ‘Jo, jo, jo. Ajo çfarë duhet të thuani është ‘jam perfekt, nuk po tentoj”, tha Joshua për Sky Sports.

Joshua ka fituar 20 nga 20 ndeshjet që ka zhvilluar në karrierë si boksier. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2017, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori