Ja klubet me më shumë Superkupa Europiane (FOTO LAJM)

MILAN 5 herë (1989, 1990, 1994, 2003, 2007)
Pëlqej
Bayern Munchen është fitues i fundit i Superkupës së Europës 2013 teksa arriti të mposhtë në stadiumin "Eden Arena" të Pragës Chelsean e Jose Mourinhos. Ndërsa sot, pas rreth një viti, i vjen rradha 10 herë kampionëve të Europës të fitojnë trofeun e dytë të Superkupës në historinë e tyre. Real Madrid-Sevilla, një derbi tërësisht spanjoll, do të përballen sot në mbrëmje në Cardiff për të nxjerrë edhe Superkampionen e Europës për këtë vit.

"Los Blancos" e kanë fituar vetëm një herë Superkupën e Europës, në vitin 2002, ndërsa Sevilla asnjë herë.

Por cilët janbë klubet që e kanë fituar më shumë këtë trofe?

Milan është fituese e 5 Superkupave të Europës, e fundit në vitin 2007, e ndjekur nga Barcelona me 4 trofe, Liverpool dhe Ajax nga 3, Juve, Anderlecht, Valencia dhe Atletico Madrid me nga 2.

Emra të mëdhenj si Manchester United e kanë fituar vetëm 1 herë Superkupën e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori