Trajneri i Barcelonës,
Tito Vilanovas iu nënshtrua sot në mëngjes një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim parandalimin e tumorit që i ka
prekur pjesën e veshit. Sipas mjekëve, operacioni përfundoi me sukses por duhet pritur edhe përfundimi i terapisë për të mësuar më shumë rreth fatit të teknikut blaugrana.
Ish ndihmësi i Pep Guardiolas vuan nga kjo sëmundje prej disa vitesh por pas operacionit të vitit 2009 u la të kuptohej se gjithçka kishte kaluar paq, por ditët e fundit sëmundja u rishfaq duke detyruar mjekët të ndërmarrin një ndërhyrje tjetër.
Në foton e mësipërme keni mundësinë të shihni vendin që është
prekur nga sëmundja dhe vendi ku është
operuar Tito Vilanova. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2012,
ora 15:28