Ja kur garon sot Majlinda Kelmendi, kuotohet për medalje
Xhudistja nga Peja dhe flamurmbajtësja e Kosovës në Lojërat Olimpike të Rios sot do të luajë mundësitë e saj për medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

25-vjeçarja do të përballet rreth orës 16:30 (me orën tonë) me fituesen e çiftit Gneto-Tschopp dhe në rast rezultati pozitiv do të vazhdojë rrugën e saj në çerekfinale.

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në këtë disiplinë, është edhe sportistja shqiptare më e kuotuar për medalje në “Rio 2016”.
Shtuar më 07/08/2016, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori