Vetëm dy muaj pas finales së vitit 2020 të zhvilluar në Lisbonë, edicioni i 66-të i garës më prestigjoze evropiane në nivel klubesh Liga e Kampionëve rikthehet muajin e ardhshëm.
Në fakt, shorti për
fazën e
grupeve të kësaj gare do të hidhet të enjten më datë 1
tetor 2020 në Nyon të Zvicrës.
Faza e
grupeve të Uefa Champions League do të zhvillohet ndërmjet fundit të muajit
tetor dhe fillimit të muajit dhjetor.
Xhiroja e parë zhvillohet më 20/21
tetor, kurse ajo e fundit më 8/9 dhjetor.
Janë gjithsejtë 32 ekipe që marrin pjesë në
fazën e
grupeve, 26 prej tyre tashmë janë të kualifikuara nga pozicionet e tyre në ligat e tyre, kurse gjashtë të tjera do të bashkohen nga raundi i play-off-it.
32
ekipet janë të ndara në 8 grupe dhe zhvillojnë nga dy ndeshje mes tyre në shtëpi dhe udhëtim, derisa dy
ekipet e para kualifikohen për në
fazën e eliminimit direkt.
Në
fazën e
grupeve nuk mund të ballafaqohen
ekipet nga i njëjti shtet.
Shtuar më 29/09/2020,
ora 18:12