Ja kur pritet të rikthehet Hazard
Sulmuesi Eden Hazard nuk ka kaluar momente të mira që pas largimit nga Chelsea te Real Madridi. Sezoni i tij i parë në Madrid është shoqëruar me dëmtime të shumta.

Dëmtimi i fundit pritej t’i humbiste dhe Europianin, por fatmirësisht kjo periudhë pushimi i ka bërë mirë.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka treguar se belgu po shërohet dhe shumë shpejtë do të nisë të vrapojë.

“E di që rikthimi në fushë po i shkon mirë. Dita që të rikthehet të vrapojë nuk është e largët. Gjithçka shkoi mirë pas operimit, por duhet parë se si do të jetë kjo periudhë 4-5 javore. Ne e dimë se do të rikthehet më i fortë, patëm fat sepse i qëlloi periudha e COVID-19”, – tha ai.
Shtuar më 20/04/2020, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori