Ja kur do të kthehet Ronaldo te United
Pëlqej
Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për tu rikthyer te Manchester United, por kjo do të ndodhë vetëm pasi të shpallet golashënuesi më i mirë në historinë e 10 herë kampionëve të Europës, shkruan portali më i madh sportiv në Europë, "Goal.com".


Në shtator 2013 ylli portugez rinovoi kontratën me "Los Blancos" deri në vitin 2018, mirëpo vazhdon të jetë në qëndër të merkatos për një rikthim të mundshëm në "Old Trafford", mbi të gjitha pas largimit të Angel Di Marias dhe Xabi Alonsos, lëvizje këto që nuk i kanë pëlqyer "Topit të Artë 2013".

Cristiano Ronaldo numëron 257 gola në 252 ndeshje me Real Madrid dhe është afër rekordit të Raul Gonzalez Blanco, i cili ka realizuar 323. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori