Ja kush është "spiuni" i Portugalisë
Eduardo, portieri i Dinamos së Zagrebit, i cili muajin e shkuar luajti ndaj Skënderbeut, ka luajtur rolin e “spiunit” në mediat portugeze, duke i qetësuar bashkëkombasit e tij për kushtet që do të gjenin në “Elbasan Arena”.

Ish-gardiani i Portugalisë do të shprehej:

“Nuk do të luhet në Tiranë, në ato kushte skandaloze që gjetëm në vitin 2009. Gjëja më e keqe është udhëtimi deri në Elbasan, pasi rruga është dredha-dredha. Megjithatë, zgjat rreth një orë, në vartësi të trafikut, që në Shqipëri është i rënduar.

Stadiumi i Elbasanit është i bukur, i vogël dhe modern. Ka një tapet të shkëlqyer, i cili nuk do ta pengojë skuadrën të shfaqë cilësitë që ka.

Mjedisi në Elbasan është entuzist, por nuk ka asgjë që mund t’i frikësojë lojtarët tanë. Portugalia duhet të luajë për të fituar”.

Pavarësisht fjalëve të portierit Eduardo të Dinamos së Zagrebit, muaj më pare, ka qenë vetë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ai që ka inspektuar kushte dhe mjediset e stadiumi “Elbasan Arena”, nga të cilat ka mbetur shumë i kënaqur , shkruan "Sportal.al".

Tekniku portugez ka preferuar ta akomodojë skuadrën e tij në hotel “Sharaton” në Tiranë, pasi rruga është mjaft e shkurtër, por edhe për faktin, se në Elbasan të dy ekipet kombëtare mund të përfundonin në të njejtin hotel, në “Univers”, që është selia e përhershme e kuqezinjve.
Shtuar më 07/09/2015, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori