Kush ishin të ftuarit e Messit në dasmën e tij (FOTO LAJM)

Qyteti i Rosario mbrëmë mirpriti disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit, respektivisht ish lojtarët e Barcelonës dhe të tashmit. Arsyeja ishte dasma e Lionel Messit me Antonella Roccuzzo.

Lojtarët të cilët ishin të ftuar në dasën e argjentinasit ishin: Sergio Busquets, Jordi Alba, Carles Puyol, Cesc Fabregas, Xavi Hernandez dhe Samuel Eto'o, duke u paraqitur së bashku për një fotografi në pistën e aeroportit.

Teksa ata u bashkuan me Alejandro Echevarria, kunatin e Joan Laporta, në një avion privat, ish-portieri Pinto dhe miku i Messit Pepe Costa fluturuan së bashku në një fluturim të veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori