Ja mesazhi emocionues i Dukës për lojtarët e Kombëtares
Lideri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Armand Duka ka motivuar skuadrën e Kombëtares.

Shqipëria humbi 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës dhe tani u duhet patjetër një pikë në ndeshjen e ardhshme për t'i mbajtur gjallë shpresat që ta kalojnë grupin.
Duka, ka larguar presionin ndaj lojtarëve para ndeshjes me Francën, duke iu thënë se duhet ta shijojnë çdo minutë në Euro 2016, ka bërë të ditur Dritan Shakohoxha.

“Ky është Grupi më i mirë gjatë gjithë këtyre viteve sa kam qenë president i FSHF’së. Luani dhe shijoni çdo çast të këtyre ditëve në Euro 2016 për t’i mbajtur mend shumë gjatë. Luani pa presion, tifozët janë krenarë për atë që keni arritur, shijoni Evropianin, jepni gjithçka në fushë”, u ka bërë thirrje Duka. /Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 22:44
niku
e Hënë 13 Qershor 2016, Ora 12:27
Lideri i federates se Kosoves!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori