Ja numrat pa fat të Interit, Juves, Lacios e Napolit (FOTO LAJM)

Sipas mediave italiane, numrat e pafat të lojtarëve të disa prej skuadrave më të mëdha, apo që kanë aktualisht mbi fanellën e tyre janë, numri 9 te Milani(që njihet si numri pafat), 11 tek Juventusi, 7 tek Interi, 4 te Lacio dhe te Napoli. Mesa është parë këto numra nuk kanë sjellë aspak fat për atë që i ka veshur.

Tre lojtarët e fundit të Milanit që kanë veshur fanellën me numrin 9 si, Luiz Ardiano, Fernando Torres dhe Matia Destro, nuk kanë pas performancën që pritej. Mallkimi i numrit 9 duket se i ndjek kuqezinjtë që pas kohës së Van Bastenit.
Edhe më parë Aleksandro Pato dhe Matri nuk i ndihmoi aspak numri 9, që pas Pipo Inzagit. “Që pas kohës së Pipos fanella me numrin 9 në shtëpinë e Milanit nuk ka gjetur kurrë një trashëgimtar dhe që të jemi të sigurt, tani e në vazhdim kush do të vijë duhet ta shohë mirë para se ta veshë”,shkruan media italiane.

‘Mallkimi’ i 9-ës së Milanit mesa duke po ndiqet nga të tjera fanella në skuadrat e mëdha të Serisë A.
Për zikaltrit e Interit fanella me numrin 7 është pafat. Që pas kohës së Luis Figos, lojtarët si Koutinho, Sheloto, Belfodil dhe Osvaldo, nuk kanë shkëlqyer. Ndërsa Milani dhe Interit i ndjek ‘mallkimi i 9-s dhe 7-s, për Juventusin duket se është fanella me numrin 11.

Pas Nedvet, ‘pronarët’ e kësaj fanelle si Amauri, De Kaglie, Mokam dhe tani – Hernanes, nuk arritën të ngrihen në nivelin e tij.

E ndërsa për Napolin numri që sjell vetëm ters është 4. Ky numër nuk ka sjellë fat as te Lacio. “Albertini, Oskar Lopez, Firmani, Kreço dhe Parik, kanë qenë të fundit që e kanë veshur këtë numër, pa lënë ndonjë shenjë të veçantë. /Albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori