Ja oferta e PSG-së për talentin e Palermos (VIDEO)
Rritet konkurrenca për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala. Menaxheri i argjentinasit, Gustavo Macardi, e nxeh më shumë merkaton për 21-vjeçarin, i cili do të largohet nga Siçilia në përfundim të sezonit.

Sipas tij, Paris Saint Germmain ka bërë përpara me një ofertë konkrete, që vërtitet te 45 milionë euro. Tashmë çmimi i futbollistit nuk mund të jetë poshtë 50 milionë eurove. Shifrat marramendëse nuk e turbullojnë lojtarin dhe njerëzit pranë tij që do të vendosin me qetësi për të ardhmen.

Te Palermo e konsiderojnë fakt të kryer shitjen e Dybalas, që kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi. Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se bardhezinjtë kanë ofruar 32 milionë euro, por përgjigjja e presidentit Zamparini ka qenë negative, pasi kërkonte të paktën 40 milionë. Mirëpo me ofertën e fundit të PSG, janë rritur edhe kërkest e numrit një të klubit sicialian, që mendoj se mund të përfitojë deri 50 milionë euro për kartonin e futbollistit. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori