Ja oferta e United për Adnan Januzaj (FOTO-LAJM)

Dy golat e shënuar kundër Sunderland duket se kanë bindur drejtuesit e Manchester United të japin ofertën e parë zyrtare për Adnan Januzajn.

Sipas mediave britanike, Djajtë e Kuq për rinovimin e kontratës janë të gatshëm ti ofrojnë shqiptarit me pasaporte belge 60 mijë funta në javë.

Kontrata aktuale e 18 vjeçarit produkt i akademisë së Anderlechtit përfundon pas tetë muajsh, por shumë klube të mirënjohura janë të interesuara të kenë shërbimet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori