Nga Napoli tek Napoli, nga faza e parë tek ajo e dyta dhe… një
Mario Balotelli ndryshe, të paktën për atë që është parë në televizion. Edhe në fazën e parë, pavarësisht golit të shënuar, sulmuesi kuqezi nuk arriti të ndikojë në rezultat, duke gabuar edhe penalltinë e parë në karrierën e tij, dhe në përfundim të
ndeshjes, SuperMario tregoi anën e tij më të keqe, duke iu kthyer arbitrit dhe duke u ndëshkuar me tre ndeshje pezullim.
Ndërkohë në ndeshjen e së shtunës mbrëmja, reagimi i numrit 45, pas një ndeshje për t’u harruar, ishte e kundërt, ku shpërtheu në lotë mes sharjeve dhe fishkëllimave të "San
Paolo"-s. Në disa muaj kalim nga inati tek lotët, një
Balotelli jo i zakonshëm që ka befasuar të gjithë përfshirë shokët e skuadrës.
Por, cila ishte arsyeja e shpërthimit në lot të futbollistit më të akuzuar nga mediat dhe kritikët?! Sipas disa zërave, mësohet se në "San
Paolo" ka patur kore raciste, por më shumë se kaq, atij i ka "djegur" ndoshta ndonjë ofendim për të bijën, Pian, të cilën sapo e ka njohur. Por kjo, duke iu bashkangjitur momentit aspak të mirë të Milanit dhe të tijin personalisht, ka sjellë edhe shpërthimin e sulmuesit që ka bërë xhiron e botës në të gjitha mediat.
Mario Balotelli nuk ka folur ende për atë episod. Por është deri diku normale të kuptosh se si SuperMario ka shpërthyer në lotë. Maradona i ka dalë në mbrojtje përpara
ndeshjes, ndësa Seedorf një ditë më parë, por edhe pas përballjes. Gjendja shpirtërore e sulmuesit është totalisht poshtë në këto momente, teksa edhe në fushë atij nuk po i ecën më asgjë.
Mario, më në fund tregon se është edhe ai njeri si të gjithë të tjerët. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014,
ora 11:10